Hysaj dëshiron largimin nga Napoli, thotë agjenti
BKT
Sport

Hysaj dëshiron largimin nga Napoli, thotë agjenti

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi  në një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli ka konfirmuar edhe njëherë tjetër dëshirën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare për t’u larguar nga Napoli në këtë merkato.

Giuffredi ka theksuar se ai kishte rënë dakort me drejtuesit e klubit të Napolit për ta lënë të lirë Hysajn të largohej por deri tani diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Menaxheri i mbrojtësit shkodran ka nënvizuar se Hysaj dëshiron të provojë një eksperiencë të re, dëshiron të marrë frymë në një tjetër ambient dhe të rikthehet në nivelin e tij më të lartë në një tjetër kampionat, por deri tani Napoli nuk po ndez dritën jeshile për largimin e kuqeziut pasi ofertat për Hysaj nuk kanë munguar.

Nga ana tjetër Giuffredi shtoi gjithashtu se nuk mund të lejojë që dy klientë të tij Hysaj dhe Di Lorenzo i afruar sëfundmi te Napoli të duelojnë për vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.