Derbi i Madridit në SHBA, Atletico shkatërron Realin
BKT
Sport

Derbi i Madridit në SHBA, Atletico shkatërron Realin

Atletico Madrid nuk është kursyer aspak në derbin e Madridit kundër Real Madrid në ndeshjen miqësore parasezonale që u luajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ekipi i drejtuar nga Simeone ka fituar me rezultatin 7 me 3 ku si një derbi nuk i mungoi asgjë, madje as kartonat e kuq.

Atletico Madrid e nis shumë mirë sfidën duke shënuar që në minutën e parë. Diego Costa me një gjuajtje të bukur e ndihmuar pak nga devijimi i Ramos mposht portierin Courtois dhe hap serinë e golave.

Në minutën e 8 mbrojtja e Realit tërësisht e hutuar i jep mundësi blerjes së re të Atleticos, Felix të shënojë golin e dytë. Dy golat e shpejtë e hutuan Realin i cili nuk po dinte si t’i reagonte presionit të ekipit kundërshtar. Nga presioni, një nga futbollistët e Realit humb topin në hyrje të zonës duke i dhënë mundësinë Correas që në minutën e 19 të shënojë të tretin.         

Në minutën e 28 shfaqet përsëri Costa duke e çuar takimin në 4 me 0. Në fund të pjesës së parë Isco shkakton një penallti e cila shndërrohet në gol nga Costa. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 5-0. Në të dytën Reali bën disa ndryshime. Siç duket as ndryshimet nuk e ndryshojnë lojën e Realit, ç’ka solli edhe golin e 6 po nga Costa në minutën e 51. Real Madrid shënon me anë të Nachos në minutën e 59. Në minutën e 65 Carvajal shkakton faull ndaj Lemar dhe ka një zënkë të ashpër me Diego Costan. Albitri nuk heziton dhe i nxjerr jashtë të dy futbollistët. Nacho fiton një penallti e cila shndërrohet në gol nga Benzema në minutën e 85.

Në fund të takimit një aksion i Real Madrid kthehet në gol nga Sanchez, përcjell Top Channel. Me shifrat 7-3 do mbyllet i gjithë takimi, ku Reali ishte shumë dobët dhe larg pritshmërive, ndryshe nga Atletico që siç duket me blerjet e reja do të jetë një pretendent kryesor në Spanjë por edhe në Evropë.