​Juventus ofron Dybalan për Lukakun
BKT
Sport

​Juventus ofron Dybalan për Lukakun

Skuadra e Juventusit është duke menduar për një shkëmbim të mundshëm mes Paulo Dybalas dhe Romelu Lukaku.

Sipas burimeve të “Sky”, kampioni italian është i gatshëm për një gjë të tillë, por mbetet të shihet nësë do të pajtohen edhe drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’.

Mirëpo një gjë tjetër që mund ta pengojë këtë shkëmbim është edhe dëshira e lojtari argjentinas i cili nuk është i bindur të largohet nga Torino.    

Juventus është duke luftuar me rivalin Inter, për nënshkrimin e sulmuesit belg.