15:18 / 27.07.2019
Manchester United kërkon Costan në këmbim të Lukakut
Juventus dhe Manchester United janë në përpjekje për të realizuar një shkëmbim lojtarësh.
“Daily Mail” raporton se United ka kërkuar fillimisht Douglas Costën ose Paulo Dybalan që të bëheshin pjesë e marrëveshjes.
Por dëshira e Dybalas për mos tu larguar nga Torino, ka bërë që United të zgjedh brazilianin Douglas Costan si fokusin e tyre të vetëm.
Sidoqoftë edhe Costa ka gjasa të vogla për tu larguar nga Torino, kështu që duket e vështirë të arrihet një marrëveshjes mes United dhe Juventusit për një gjë të tillë.























