Juve i thotë JO ofertës së parë të Tottenhamit për Dybalan
BKT
Sport

Juve i thotë JO ofertës së parë të Tottenhamit për Dybalan

Juventusi ka refuzuar ofertën e parë të Tottenhamit për yllin e skuadrës, Paulo Dybala.

Gjiganti anglez ka ofruar 50 milionë euro për argjentinasin, mirëpo një gjë të tillë nuk e ka pranuar “Zonja e Vjetër”.

Trajneri i ‘Spurs’, Mauricio Pochettino po shpreson ta transferojë Dybalen në kampionatin anglez, ngase ai nuk po mundet ta tregoi vetën në Torino që prej kohës kur u transferua Ronaldo në ekip.

Tottenahmi pritet që në këto dy javët e mbetura të bëjë edhe ndonjë ofertë tjetër për argjentinasin.