Interi i fortë për PSG-në
BKT
Sport

Interi i fortë për PSG-në

Paris Saint Germain dhe Inter u përballën midis tyre në një ndeshje miqësore.

Skuadra italiane arriti të fitonte miqësoren kundër PSG pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt e ndeshjes mes Interit dhe kampionëve të Ligue 1, ka përfunduar 1:1.

Skuadra nga kryeqyteti francez kaloi e para në epërsi, kur shënoi në minutën e 41’, me anë të Thilo Kehrer.       

Inter nuk u dorëzua deri në fund, dhe arriti të barazonte në minutën e 90’, përmes sulmuesit Samuel Longo.