Guardiolën e kënaq fitorja Cityt, ja çfarë thotë
BKT
Sport

Guardiolën e kënaq fitorja Cityt, ja çfarë thotë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është shprehur i kënaqur me fitoren e ekipi të tij kundër Yokohama F Marinos (3-1), ndeshje e cila u zhvillua në Japoni.

Guardiola është i kënaqur me të gjithë ekipin, po ashtu është i kënaqur edhe me Rodrin i cili bëri debutimin e tij të parë në fanellën e Cityt.

Kevin de Bruyne hapin serinë e golave për Cityn në minutën e 18-të, Raheem Sterling shënoi në minutën e 40-të, ndërsa Lukas Nemcha shënoi golin e fitorës në minutën e 90+2.

Golin e nderit për ekipin japonez e shënoi Keita Endo në minutën e 23-të.

“Luajtëm shumë lojë të mirë dhe na nevojiten edhe disa lojë për të qëndruar në formën më të mirë të mundshme. Ishte një test i pabesueshëm duke parë lojën qe luajtëm dhe kualitetin e kundërshtarit”, deklaroi tekniku spanjoll.