Napoli `shkeli` Liverpoolin
BKT
Sport

Napoli `shkeli` Liverpoolin

Futbollistët e Napolit shënuan sonte fitore kundër Liverpoolit me rezultat 3:0, në ndeshjen miqësore vetëm shtatë ditë para takimit të ekipit të Jurgen Klopp me Manchester Cityn në Community Shield.

Reprezentuesi italian Lorenzo Insigne ishte i përfshirë në të tri golat e shënuara.

Ai shënoi golin e parë në minutën 17, për të asistuar Milik 12 minuta më vonë për 2:0.

Në minutën 52 të ndeshjes, Insigne tentoi të shënojë edhe golin e tij të dytë, por nuk ishte i suksesshëm, por topin e dëbuar nga portieri Mignolet e dërgoi në rrjetë Amin Younes për rezultatin përfundimtar 3:0.

Ndryshe, Liverpool përfundoi katër ndeshjet parapërgatitore për sezonin e ri në Premier Ligë pa asnjë fitore