11:47 / 30.07.2019
PSG befason të gjithë me këtë transferim
Paris Saint-Germain ka konfirmuar se ata kanë finalizuar nënshkrimin me mesfushorin e Evertonit Idrissa Gana Gueye, me shumën që raportohet të jetë rreth 30 milionë euro.
29-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje katër vjeçare, e cila përfundon më 30 qershor 2023 dhe bëhet lojtari i tetë senegalez, i cili luan në Parc des Princes.
Gueye kaloi katër vite të suksesshme në Angli, pasi kishte filluar karrierën e tij profesionale në Evropë me Lille, ku luajti 176 herë. Nga atje, u zhvendos në Aston Villa dhe më pas te Everton.
Kalimi i tij në Paris, sidoqoftë, është më i madhi i karrierës së tij.
“Jam jashtëzakonisht krenar që nënshkruaj për Paris Saint-Germain”, ishin fjalët e para të Gueye si lojtar i paresienëve./lajmi.net/























