09:38 / 31.07.2019
Kryetari i komisionit kundër korrupsionit në Bullgari jep dorëheqje
BNR
Kryetari i komisionit për kundërvënien e korrupsionit dhe sekuestrimin e pronës së fituar në mënyrë ilegale Pllamen Georgiev dha dorëheqjen, informoi kryetarja e Kuvendit Cveta Karajançeva.
Shefi i institucionit kundër korrupsionit është me leje që nga 4 prilli, kur kundër tij ishte nisur hetim nga ana e Prokurorisë dhe organeve tatimore pas një skandali të lidhur me banesën, në të cilën ai jeton në Sofje.
Deputetët e përfshinë dorëheqjen në rendin e ditës të Parlamentit, por kërkojnë që para votimit të dorëheqjes vetë Georgievi të shpjegojë motivet e tij.























