Mulaomeroviq zgjedh 12-shen përfundimtare
BKT
Sport

Mulaomeroviq zgjedh 12-shen përfundimtare

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që do të luajnë në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021.

Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe. Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht. Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm. Lista e basketbollistëve: Divine Myles Valon Bunjaku Dardan Berisha  Mikaile Tmusic Edmond Azemi Drilon Hajrizi Erjon Kastrati Gëzim Morina Fisnik Rugova Meriton Ismaili Dardan Kapiti Samir Zekiqi Damir Mulaomeroviq- trajner Bujar Loci - ndihmëstrajner Ilir Selmani - ndihmëstrajner Andin Rashica - ndihmëstrajner