United dorëzon ofertën e tretë për Maguire dhe i vë ultimatum Leicesterit
BKT
Sport

United dorëzon ofertën e tretë për Maguire dhe i vë ultimatum Leicesterit

Manchester United ka paraqitur ofertën e tretë në vlerë prej 80 milionë paund për Harry Maguire.

“Djajtë” i kanë lënë të kuptohet Leicester se kjo është oferta e fundit dhe se duhet të vendosin deri të hënën nëse duan ta lejojnë largimin e mbrojtësit anglez.Në rast se realizohet, atëherë ky do të ishte shumë rekord që ndonjëherë ndonjë klub ka paguar për një mbrojtës, pasi rekordi aktual mbahet nga Liverpool që pagoi 75 milionë paund për Van Dijk.  Maguire ka edhe katër vite kontratë me Leicester, ndërsa klubi i tij aktual gjatë gjithë kohës kishte lënë të kuptohet se nuk duan ta shesin anglezin.