Juanfran shkon në Brazil, shok skuadre me Dani Alvesin
BKT
Sport

Juanfran shkon në Brazil, shok skuadre me Dani Alvesin

Mësohet emri i skuadrës ku do ta vijojë karrierën Juanfran. Mbrojtësi 34-vjeçar, pasi mbylli përvojën 8-vjeçare me Atleticon e Madridit, ka firmosur në Brazil me Sao Paulon, skuadër ku vetëm pak ditë më parë u transferuar Dani Alves.

Mbrojtësi ishte i vetmi që lojtar që e ishte larguar zyrtarisht nga “Los Colchoneros” dhe priste gjente një destinacion të ri.

Ai ka luajtur në total 355 ndeshje me Atleticon, skuadër me të cilën ka fituar 7 trofe. Duket se ekipi brazilian i ofron një sfidë të re interesante spanjollit, që tashmë do të jetë shok me Dani Alvesin, futbollistin që ka fituar më shumë tituj në historinë e futbollit.