20:40 / 03.08.2019
Verstappen fiton “pole position” e parë në karrierë
Moment magjik për Max Verstappen: piloti holandez i Red Bullit fitoi në Hungari “pole position” e parë në karrierë. 21-vjeçari regjistroi një kohë fenomenale, që është edhe rekordi i këtij cirkuiti, 1:14.572.
Kohën e dytë më të mirë e regjistroi Valtteri Botas, i cili “u vonua” vetëm 18 të mijtat. Në vijën e dytë do të nisen Hamilton dhe Leclerc. Koha e pestë më e mirë ishte e Sebastian Vettel, që niset nga vija e tretë.
Duhej të kalonin plot 93 Çmime të Mëdha në Formula që Verstappen të fitonte një “pole position”, edhe pse holandezi në 7 raste ka mundur ta fitojë garën, ndonëse nuk është nisur i pari.























