16:03 / 05.08.2019
De Bruyne: Bravo lufton për vendin e parë në ekip
Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne beson që portieri rezervë i Cityt, Claudio Bravo mund t’ia zë vendin Edersonit.
Derisa Ederson është portieri kryesor në klub, kiliani nuk luan në ndeshjet e rëndësishme.
De Bruyne beson që Bravo është i mirë për të luftuar për vendin kryesor në ekip.
“Është një portier i pabesueshëm me shumë eksperiencë. Ishte i mrekullueshëm në paraqitjet parasezonale dhe do të luftojë me Edersonin për vendin e parë në ekip”, deklaroi ai.























