12:09 / 06.08.2019
Leipzig refuzon ofertën e Arsenalit për Upamecano
Skuadra gjermane RP Leipzig ka refuzuar ofertën e Arsenalit për qendërmbrojtësin Dayot Upamecano.
“Topçinjtë” kanë ofruar 50 milionë euro për francezin, por kjo është refuzuar nga klubi gjerman.
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, është duke kërkuar një mbrojtës për ekipin e tij dhe ka shprehur interesimin edhe për mbrojtësin e skuadrës skoceze Celtic, Kieran Tierney. Për futbollistin francezin Liepzig kërkon 70 milionë euro.























