Valverde përgjigjet nëse Neymar do të transferohet tek Barcelona
BKT
Sport

Valverde përgjigjet nëse Neymar do të transferohet tek Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Erneste Valverde ka folur rreth transferimit të mundshëm të Neymarit tek skuadra blaugrane.

Neymar është i lidhur ngushtë me një largim nga PSG, por ende nuk dihet destinacioni i ardhshëm për brazilianin.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodh. Përgjigja klasike është se ai luan për një tjetër ekip dhe kjo është kjo”, ka thënë shkurt Valverde.

“Unë mendoj vetëm për lojtarët që kam në dispozicion”, përfundoi tekniku i Barcelonës.