12:59 / 12.08.2019
Kosova fiton medalje të bronztë në Evropiane pa fituar as një duel
Boksierja kosovare Erinda Veliu, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U14 për shkollarë, që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Erinda kaloi një rreth pa luftë, ndërsa u mposhtë në gjysmëfinale, për t’i takuar vendi i tretë.
Përfaqësuesja tjetër e Kosovës, Alnera Brahimi zuri vendin e pestë.
Drejtësinë në këtë kampionat e ndau me sukses edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.
























