15:20 / 14.08.2019
Reali konfirmon lëndimin e brazilianit
Real Madridi ka publikuar raportin mjekësor të Rodrygo-s, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të ketë nevojë të qëndrojë për disa javë larg fushave.
“Pas testeve të zhvilluara nga departamenti mjekësor i Real Madrid, lojtari ynë Rodrygo është diagnostikuar me një dëmtim në kofshë, riaftësimi i tij do të vlerësohet nga dita në ditë,” thuhet në raport. Ky nuk është starti që kishte shpresuar braziliani. Rodygo do të qëndrojë për rreth 2-3 javë larg fushave./TS/























