Perez nuk heq dorë nga Neymar, fut në marrëveshje edhe lojtarin brazilian
Neymar është një nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi nuk dëshiron të qëndrojë tek PSG-ja.
Në garë për të marrë shërbimet e lojtarit, janë Barcelona dhe Real Madridi, të cilët po mundohen të bindin francezët, për të marrë sulmuesin në skuadrat e tyre respektive. Kohët e fundit thuhet se katalanasit janë më afër transferimit të 27-vjeçarit, pasi i janë afruar ofertës që kërkon PSG-ja.
Por, edhe Reali nuk ka ndërmend të heqë dorë, dhe së fundmi mendon të fusë në marrëveshje edhe një lojtar tjetër, për të mbërritur te Neymar.
Bëhet fjalë për Vinisius Junior i cili kaloi 1 vit më parë te Reali, por pas mbërritjes së Zidan te madrilenët, sulmuesi brazilian nuk është në planet e teknikut francez, dhe Perez mund ta përdorë në marrëveshjen që të çon te sulmuesi i parisienëve. 19-vjeçari gjithashtu pëlqehet edhe nga drejtori sportiv Leonardo, dhe një marrëveshje mund të arrihet midis palëve./PS/























