United heq dorë nga Fernandes
BKT
Sport

United heq dorë nga Fernandes

Manchester United nuk është i interesuar për të transferuar në klub mesfushorin e Sportingut, Bruno Fernandes.

“Djajtë e Kuq” u munduan gjatë verës për ta transferuar portugezin, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ka pasur shumë spekulime që transferimi i tij do të ndodhë gjatë afatit kalimtar, mirëpo mediat angleze thonë se United ka hequr dorë.

Interesim për shërbimet e Fernandes ka shprehur edhe Tottenhami.