Zyrtare: Ylli Shameti futbollist i Gjilanit
Pak orë para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve, skuadra e Gjilanit ka arritur të siguroj shërbimet e mbrojtësit me përvojë Ylli Shameti.
Në zyrët e Sport Club Gjilani, sot futbollisti nga Gjirokastra ka hedhur firmën e bashkëpunimit një vjeçar, e cila do ta veshë mbrojtësin me ngjyrat kuq e bardhë, për edicionin 2019/20 garues në IPKO Superligë.
Ylli Shameti, në skuadrën e Gjilanit vije nga kampionati i Shqipërisë, më saktësisht nga skuadra verilindore e Kukësit, ku kishte qëndruar për 6 sezone, me të cilët kishte arritur të shpallje një herë kampion,duke fituar dy kupa dhe një superkupë të Shqipërisë.
Gjatë karrierës së tij futbollisti i lartpërmendur përpos Kukësit, kishte mbrojtur ngjyrat edhe të shumë skuadrave të tjera në Shqipëri, sikurse ajo e vendlindjes së tij Luftëtari, Besa e Kavajës e skuadrave të tjera nga "Superirorja".
Gjirokastriti, fitues i katër trofeve me Kukësin, përvojë ka edhe në arenën ndërkombëtare, me ç'rast ai kishte bërë më shumë se 15 paraqitje në garat e UEFA-s, me skuadrën kuksiane.























