Vinicius: E ardhmja ime është te Reali
BKT
Sport

Vinicius: E ardhmja ime është te Reali

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior ka thënë se ardhmja e tij është në “Santiago Bernabeu”.

PSG ka kërkuar nga “Los Blancos” ta përfshijnë brazilianin në ofertë nëse e duan në ekip Neymarin.Mirëpo, Vinicius ka thënë se e ardhmja e tij është vetëm te gjiganti spanjoll.

“Kam pranuar shumë oferta para se t’i bashkohesha Realit, duke përfshirë edhe oferta nga Gjermania. Gjithmonë e dija se nëse do të luaja në Madrid, do të luaja vetëm për Realin. Është gjëja me e mirë që me ka ndodhur”, deklaroi ai.