Ja sa do t`i kushtojë Coutinho Bayernit
BKT
Sport

Ja sa do t`i kushtojë Coutinho Bayernit

Philippe Coutinho do të veshë fanellën e Bayern Munich.

Coutinho është transferuar në Bayern në formë huazimi me opsionin e blerjes në vitin 2020, por që deri më tani nuk është bërë i ditur çmimi.

“Bayern Munich dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje në parim për huazimin e Philippe Coutinho me të drejtë blerje në fund të sezonit”, thuhej në njoftimin e skuadrës gjermane.

Bavarezët në këtë huazim, kanë përfshirë edhe një klauzolë, që parashikon transferimin e përhershëm në fund të sezonit.         

Huazimi i Coutinhos do t’i kushtojë Bayern Munich 20 milionë euro, me të drejtë blerje për 120 milionë euro qershorin e vitit të ardhshëm.