14:22 / 17.08.2019
Dzeko: Roma shtëpia ime, kemi mundësi të fitojmë trofe
Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko, është shprehur shumë i lumtur që ka rinovuar kontratën e re me AS Roma, transmeton RTKLive.
Dzeko, i cili ishte objektiv i disa skuadrave të mëdha, dje ka firmosur kontratën e re me kryeqytetasit e Italisë.
Ai për mediet italiane thotë se Roma është shtëpia e tij. Dzeko beson se skuadra e tij në edicionin e ri i ka mundësitë që të fitoj trofe.
“Roma është shtëpia ime. Jam i lumtur që do të qëndroj këtu edhe për shumë kohë. I kemi të gjitha mundësitë për të fituar trofe”, tha Dzeko.























