14:28 / 17.08.2019
Diaz vesh fanellën e gjigantit Italian
AC Milan dhe Real Madridi mund ta arrijnë marrëveshje për një tjetër transferim, raportojnë mediet italiane, përcjell RTKLive.
Pas transferimit te Hernandez, në “San Siro” mund të zbres edhe Mariano Diaz.
Siç raportohet, “Rossonerët” dhe ‘Los Blancos’ janë afër marrëveshjes që Diaz të transferohet tek klubi i madh italian, Milan.
Madje, marrëveshja mes dy klubeve mund të arrihet brenda pak ditësh. /rtklive/























