14:59 / 17.08.2019
Lewa rekordmen, prej 5 sezonesh shënon në ndeshjen debutuese
Robert Lewandowski është një rekord më vete në Bundesliga.
Sulmuesi i Bayernit nuk ndalet së shënuari teksa edhe këtë edicion futbollistik e nisi me një dygolësh në sfidën ndaj Herthas.
Me këto dy finalizime Lewa vendosi një rekord të ri pasi u bë lojtari i parë në historinë e Bundesligës që shënon në 5 sezone rresht gjatë javës së parë të kampionatit.
Në 5 vitet e fundit, Lewandowski ka realizuar në total 8 gola në ndeshjet debutuese. Ndërkohë në Gjermani që nga viti 2002, sezonin e ri e hap skuadra kampione në fuqi e cila zbret e para në fushë.























