Tuchel tregon nëse Neymar do të largohet nga PSG-ja
BKT
Sport

Tuchel tregon nëse Neymar do të largohet nga PSG-ja

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel në konferencën para ndeshjes me Rennes, ka folur edhe për të ardhmen e yllit të skuadrës së tij, Neymar, transmeton RTKLive.

Braziliani është i lidhur me rikthimin tek Barcelona, por Neymar kërkohet edhe nga Real Madrid.

Tuchel thotë se nuk e di se çfarë mund të ndodh në ditët vijuese, por sipas tij, braziliani do të mbetet në Paris.

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me kalimin e kohës, por tregu do të përfundojë. Unë nuk e ndryshoj mendimin tim, Neymar është futbollisti im”, tha Tuchel.

“Kur mendoj për një ekip të fortë, mendoj për një ekip me Neymar-in. Asgjë nuk ka ndryshuar, aq më pak marrëdhëniet midis meje dhe atij. Nëse nuk ka zgjidhje, ai qëndron me ne, ka edhe tre vjet kontratë”, theksoi gjermani. /rtklive/