16:16 / 17.08.2019
Sanches dëshiron të largohet: Këtu jam i trishtuar
E ardhmja e Renato Sanches duket se është larg Bayern Munich, raporton “Sport1”, transmeton RTKLive.
Dukej që trajneri Niko Kovac e kishte bindur atë të qëndronte tek “Bavarezët”, por mesfushori portugez dëshiron të luajë dikund tjetër, madje, lojtari thotë se është trishtuar tek gjiganti gjerman për minutazhen e vogël që ka tek kampionët në fuqi të Gjermanisë.
“Jam i trishtuar. Nuk është një situatë e mirë për mua këtu”, tha ai.
“Është hera e dytë që dua të largohem nga Bayern Munich, por klubi nuk e dëshiron të njëjtën gjë. Por unë nuk dua të qëndroj këtu për të luajtur pesë minuta në lojë”, tha Sanchez. /rtklive/























