Sane refuzon mjekun e Guardiolas
BKT
Sport

Sane refuzon mjekun e Guardiolas

Mesfushori gjerman Leroy Sane do të operohet ditët në vijim.

Kjo ndërhyrje kirurgjikale është e paevitueshme për 23 vjeçarin, që ka patur ditë jo të mira tek City.

Sipas “Daily Mail”, lojtari ka refuzuar të hyjë në operacion me doktorin e zgjedhur nga trajneri i tij, Pep Guardiola.      

Sane pritet ta kryejë operacionin në Austri, me një mjek tjetër, duke vendosur vetë për të ardhmen e tij. Ende nuk dihet koha se sa do të mungojë Sane në fushën e gjelbërt.