“Nikli” e Llapi e nisin me fitore, paqe në derbin e kryeqytetit
Feronikeli dhe Llapi e kanë nisur me fitore sezonin e ri, derisa Prishtina nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë në derbin e kryeqytetit kundër Flamurtarit, transmeton RTKlive.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli në “Rexhep Rexhepi” e ka mposhtur Drenicën, me rezultat 4-1, në hapje të këtij edicioni.
Sulmuesi Kastriot Rexha më dygolësh dhe Da Silva e Bojku më nga një gol ia siguruan trepikëshin e parë skuadrës nga Drenasi, e cila me fitore e nis rrugëtimin në mbrojtjen e titullit të kampionit, kurse, golin e vetëm për Drenicën e realizoi Prokshi.
Ndërkohë, Flamurtari dhe Prishtina ndanë pikët duke luajtur baras 1-1, në sfidën e zhvilluar “Xhemajl Ibishi”.
Bruqi (2’), zhbllokoi ndeshjen duke kaluar kuqezinjtë në epërsi, mirëpo, Ahmed Jonuzi (14’), më një super-gol barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin u mbyll kjo sfidë, edhe pse të dy skuadrat, veçmas Prishtina pati raste të mira për gol edhe në pjesën e dytë.
Më fitore edicioni e ri e ka nisur edhe Llapi që në para tifozëve të saj mundi Vushtrrinë, me rezultat 3-1. Enis Zaberxha (64’, 78’) dhe Arbnor Ramadani (87’), shënuan për llapjanët, derisa golin e vetëm për vushtrriasit e realizoi Raboshta (19’). /rtklive/























