14:10 / 18.08.2019
Vidal telefonon Conten, afër marrëveshja
Arturo Vidal është gati të ribashkohet me Antonio Conten. Pasi u njohën te Juventusi, tani tek Interi.
Sipas mediave spanjolle, madje, mesfushori kilian ka telefonuar trajnerin interist për t’i komunikuar se është gati të udhëtojë drejt Milanos.
Një burim brenda klubit zikaltër shprehet se ekziston edhe një akord verbal mes të dyve. Një nga pengesat kryesore, në krahun tjetër, mbetet kostoja e kartonit të lojtarit, të cilin Barcelona nuk e lë të lirë për asgjë më pak se 20 milionë euro, ndërsa Interi e kërkon në huazim.























