Boateng, lojtari tjetër që mund të largohet
BKT
Sport

Boateng, lojtari tjetër që mund të largohet

Bayern Munich ka humbur shumë lojtarë këtë verë, mirëpo ka mundësi që edhe disa të tjerë të largohen.

Këtë herë është fjala për qendërmbrojtësin, Jerome Boateng i cili nuk është i kënaqur me “bavarezët”.

Gjiganti gjerman po dëshiron ta mbajë në klub 30-vjeçarin, i cili mund t’iu ndihmoj lojtarëve të rinj në ekip.           

Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, mund t’i ndjek hapat e Arjen Robben, Mats Hummels, Franck Ribery dhe Rafinha, duke u larguar nga klubi këtë verë.