Barça i thotë JO ofertës së Interit për Vidal
BKT
Sport

Barça i thotë JO ofertës së Interit për Vidal

Barcelona ka refuzuar ofertën e Interit për të transferuar Arturo Vidal në formë huazimi, raporton “Mundo Deportivo”, përcjell RTKLive.

Kiliani ishte afër transferimit tek “Nerazurët” kur u largua nga Bayern Munich, megjithatë, lojtari kishte zgjedhur Barcelonën.

Vidal është dëshirë e trajnerit Antonio Conte, më të cilin kishte punuar tek Juventusi, por, siç raportohet, Barcelona i ka thënë JO ofertës së internistëve për Vidal-in.

Mësohet se “blaugranat” nuk duan ta shesin lojtarin, edhe pse kiliani sezonin e kaluar nuk kishte minutazh të madh në skuadrën e Valverde-s. /rtklive/