Calhanoglu do ta zëvendësojë Biglian
BKT
Sport

Calhanoglu do ta zëvendësojë Biglian

Hakan Calhanoglu mund ta zëvendësojë Lucas Biglian pasi që mesfushori i Milanit nuk do të luajë në ndeshjen e së dielës sepse argjentinasi u lëndua gjatë stërvitjeve

Ansa dhe Sportitalia të dyja raportuan se Biglia ka pasur një problem në ijën e tij të majtë dhe është në dyshim për ndeshjen e parë të Milanit në vikend.

Nëse është kështu, ata spekulojnë se do të jetë Calhanoglu që do të luajë rolin e plejmejkerit nga mesfusha defansive, me Lucas Paqueta dhe Fabio Borini në krah.

Turku është provuar në këtë pozitë edhe gjatë miqësores me Cesenan e cila përfundoi me rezultat 0-0 pavarësisht se luajti edhe në pozitën 10.