Guardiola: Silva, kapiten ideal për City-n
BKT
Sport

Guardiola: Silva, kapiten ideal për City-n

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt në konferencën për media para sfidës me Bournemouth, thotë se dueli i të dielës nuk do të jetë ndeshje e lehtë për skuadrën e tij, transmeton RTKLive.

Tekniku spanjoll mendon se kundërshtari i radhës është një ekip i organizuar mirë, dhe sipas tij, nuk do të jetë një sfidë e thjeshtë.

“Ne i njohim mirë ata. Ata kanë 4 pikë në renditjen si ne dhe nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”, tha Guardiola.

Trajneri spanjoll gjithashtu komentoi vendimin për t'i dhënë David Silva shiritin e kapitenit.

 “Ai është një djalë më shumë përvojë. Unë nuk jam i përfshirë në zgjedhje. Ishte një vendim i djemve”, theksoi Guardiola. /rtklive/