20:14 / 23.08.2019
Barça përfshin Dembele-n në rikthimin e Neymarit
Barcelona beson se shansi i tyre më i mirë për rikthimin e Neymarit në “Camp Nou” është përfshirja e Ousmane Dembele-s në marrëveshje, raporton “Le10sport”, transmeton RTKLive.
“Blaugranat” assesi nuk dorëzohen në garën për ta rikthyer yllin e PSG-së në Barcelonë.
Siç raportohet, Barça, ka vendosur ta përfshije francezin në marrëveshje për rikthimin e Neymarit në La Ligë, edhe pse Dembele nuk dëshiron largimin nga “Camp Nou”.
Ndryshe, edhe rivali i përjetshëm i Barcelonës, Real Madridi është duke bërë fushatë në adresë te PSG-së për blerjen e Neymarit, i cili dy vite më parë ishte bashkuar PSG-së për çmimin 222 milionë euro. /rtklive/























