16:37 / 24.08.2019
Muriq e humbet vendin e titullarit tek Nottingham
Arianet Muriq gjatë kësaj verë është transferuar te skuadra e Nottingham Forest në mënyrë që të këtë minuta sa më të shumtë.
Në ndeshjet e para portieri i Kosovës ka qenë titullar i padiskutueshëm. Por sot trajneri i kësaj skuadre ka vendosur që ta lë në bankën e rezervistëve “gardianin” kosovar.
Muriq nuk do të jetë titullar ndaj Fulhamit. Në vend të tij nga fillimi do të jetë Brice Samba i ardhur së fundi te kjo skuadër.























