Superliga vazhdon sot me dy sfida joshëse
BKT
Sport

Superliga vazhdon sot me dy sfida joshëse

Pas tri ndeshjeve në dy ditët e kaluara, e diela sjellë edhe dy sfida të IPKO Superligës.

Skuadra e Dritës pas gabimit ndaj Ferizajt javën e kaluar, zhvillon edhe duelin e dytë në shtëpi, ku kësaj radhe pret Flamurtarin.

Kuqezinjtë kanë ditur shpesh herë të dalin triumfues nga Gjilani, hiç më larg se në edicionin e kaluar, andaj ekipi bardhekaltër nuk pritet të ketë punë të lehtë.

Ndryshe nga ky ballafaqim, takimi tjetër në “Ferki Aliu” është krejtësisht i paparashikueshëm. Vushtrria para shikuesve vendës luan ndaj Trepçës ’89, që e nisi edicionin furishëm me fitoren e thellë ndaj Gjilanit.