11:52 / 25.08.2019
PSG, 110 milionë euro për Zaza
Gjiganti francez, PSG ka bërë gati një super-ofertë për sulmuesin e Crystal Palace, Wilfred Zaza.
Sipas medieve britanike, kampionët e Francës janë duke u përgatitur për të gjetur pasuesin e Neymarit, ky i fundit është i lidhur me rikthimin në Spanjë, ku kërkohet nga ish-klubi i tij, Barcelona dhe Real Madrid, transmeton RTKLive.
“Sunday Mirror” shkruan se PSG është duke bërë gati ofertën në vlerë 110 milionë euro për Zaza, i cili është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane. /rtklive/























