13:14 / 25.08.2019
Rikthim emocionues për James: Falënderoj tifozët për mbështetjen
Ndonëse ishte i padëshiruar nga Zidane, James Rodriguez u hoq nga merkatoja, nga ana e presidentit Florentino Perez dhe dje ishte në fushë nga minuta e parë në sfidën që madrilenët zhvilluan përballë Valladolidit.
Kjo ishte ndeshja e parë pas dy vitesh për kolumbianin, që u largua nga Reali në verën e 2017-ës, në një huazim dy vjeçar te gjermanët e Bayernit të Mynihut, ndërsa tani është i bindur për qëndrimin në kryeqytetin spanjoll.
“Pas shumë kohësh jam kthyer në Bernabeu dhe ishte një emocion unik. Falënderoj tifozët për mbështetjen. Vazhdojmë punën për t’u përmirësuar”, shkroi James në rrjetet sociale, duke mbyllur përfundimisht mundësinë e largimit nga Madridi.























