Për herë të parë nisë Akademia Verore Muzikore Evropiane– ESMA 2019 në Pejë

Për herë të parë nisë Akademia Verore Muzikore Evropiane– ESMA 2019 në Pejë

Edicioni i 8-të i Akademisë Verore Muzikore Evropiane – ESMA 2019 po zhvillohet sërish në Kosovë me kurse instrumentale, të muzikës së dhomës  dhe ngjarje të ndryshme artistike, të cilat po zhvillohen në qytetin e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës nga data 22 gusht e që do të zgjasin deri me 1 shtator 2019.

Akademia Verore Muzikore Evropiane – ESMA 2019, këtë vit për herë të parë po zhvillohet edhe në Pejë, përkatësisht në Fakultetin e Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Në këtë edicion në Pejë nga data 23 gusht deri më 30 gusht 2019 do zhvillohen këto master klasë:

Flaut (Michèle Becker Francë/Gjermani)

Klarinetë (Jordi Pons, Spanjë/Zvicër)

Trombë (Ladislav Kozderka, Republika Çeke)

Muzikantë të rinj (nga mosha 13 deri 27 vjet) nga vendet e Evropës Juglindore dhe më gjerë kanë përsëri mundësinë të marrin mësime, njohuri, këshilla dhe demonstrime të ndryshme në instrumentet përkatëse nga profesorë të njohur evropianë dhe po ashtu të takohen e të ndajnë përvoja muzikore e jetësore me kolegët e tyre nga vende të ndryshme evropiane.

Pjesëmarrësit në ESMA 2019 kanë mundësinë të marrin gjithashtu pjesë në disa kurse të muzikës së dhomës me piano si dhe me instrumentet harkore e frymore.

Si në të kaluarën, edhe këtë vit, ESMA 2019 është e përkrahur nga disa ambasada evropiane në Kosovë, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, komuna e Mitrovicës, komuna e Gjakovës, klubi rotarian Aachen - Land (Gjermani) dhe klube tjera rotariane të rajonit të Aachen-it si dhe institucione e mbështetës të tjerë lokalë e ndërkombëtarë.

Menaxhmenti i UHZ-së u shpreh shumë i kënaqur më këtë ngjarje dhe tha se ngjarje të tilla në këtë Universitet do të mbahen çdo vit. Prorektorja për Çështje Mësimore Prof.Asoc.Dr. Sabiha Shala u shpreh e kënaqur me mobilitetin e studentëve të Fakultetit të Arteve dhe pjesëmarrësve.

ESMA 2019 po udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv dhe Artistik i saj, z. Desar Sulejmani në bashkëpunim me organizatat lokale Artium Eudora – ArtEU (Prishtinë/Pejë/Gjakovë) dhe Kosova Arts (Mitrovicë).

Ligjëratat, master klasët dhe koncertet po mbahen në Fakultetin e Arteve në Pejë.

Për më shumë informacione rreth ESMA 2019 klikoni në:

https://www.european-music-academy-ks.com

www.unhz.eu.