Çmimi për regjinë më të mirë në festivalin “Moisiu” i ndahet Ilir Bokshit
BKT
Kulturë

Çmimi për regjinë më të mirë në festivalin “Moisiu” i ndahet Ilir Bokshit

Sh.G|RTKlive

Regjisori Ilir Bokshi është vlerësuar me çmimin për Regjinë më të Mirë në edicionin e katërt të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit Shqiptar “Moisiu”, për shfaqjen “Romeo dhe Xhulieta”.

Çmimin ia ndau zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës, Nora Arapi-Krasniqi, në mbrëmjen përmbyllëse të festivalit, e cila u mbajt në Shkup.

Festivali, që për një javë mblodhi artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe trevat e tjera shqiptare, i përmbylli aktivitetet më 22 nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që këtë vit shënon 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Festivali “Moisiu” synon promovimin e artit skenik shqiptar, ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, si dhe forcimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet artistëve dhe institucioneve shqiptare në rajon.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, mbështetja e artit, artistëve dhe nismave kulturore mbetet pjesë e përkushtimit institucional të Republikës së Kosovës për zhvillimin dhe pasurimin e jetës kulturore.


MË SHUME NGA Kulturë