17:17 / 26.08.2019
Portieri i Schaffhausenit prurja e re në Kombëtaren e Kosovës
Portieri i klubit zviceran, Schaffhausen, Amir Saipi pritet të jetë prurja e radhës në Kombëtaren e Kosovës. Ai pritet t’i bashkohet Dardanëve në grumbullimin e tetorit për ndeshjet kundër Malit të Zi dhe Gjibraltarit.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur FFK pas takimit që kreu i saj e pati me portierin perspektivë dhe me familjarët e tij. Pas këtij takimi presidenti Ademi theksoi se Amiri është një djalë shumë i mirë dhe vjen nga një familje bujare. “Shpresoj që shumë shpejt do të fillojmë procedurat e pajisjes me dokumentet e nevojshme dhe në tetor pritet grumbullimi i tij dhe bashkëngjitja në familjen tonë Dardane. Edhe një Dardan i ri, vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, ka theksuar presidenti Ademi pas këtij takimi.























