Rodrigo të kalojë nga Valencia te Atletico
BKT
Sport

Rodrigo të kalojë nga Valencia te Atletico

Sulmuesi i Valencia-s, Rodrigo, pritet që të largohet nga ky klub në drejti mtë Atletico Madridit pak ditë para përmbylljes së afatit kalimtar veror.

AS ka raportuar që transferimi i 28 vjeçarit është gati të ndodhë pasi që madrilenët e shohin si zëvendësim të Angel Correa-s që po shkon drejt Milanit.

Sidoqoftë, Valencia po kërkon një shumë prej 60 milionë eurosh për përfaqësuesin e Spanjës, andaj mbetet të shihet nëse do të arrihet akordi.