09:34 / 27.08.2019
Zjarr në rajonin e Velesit
Një zjarr i madh është përhapur dje në rajonin e Velesit nga pasditja. Zjarri në afërsi të liqenit të “Mladostit” është përhapur në një zonë më të madhe.
Rreth 50 persona dhe një helikopter i ARMV-së janë angazhuar për momentin. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftojnë se dy avion janë angazhuar në shuarjen e zjarrit. Gjithashtu janë dërguar ekipe të zjarrfikësve nga Negotina dhe Kavadarci për ndihmë.
Nga LAMM njoftojnë se është ndërprerë qarkullimi i automjeteve në autostradën Shkup-Veles, ndërsa për momentin makinat mund të qarkullojnë vetëm nga rruga e vjetër. Më herët është raportuar se për shkak të zjarrit të madh, dhe sasisë së shtuar të tymit pranë liqenit të Velesit, është zvogëluar dukshmëria në rrugë.























