20:23 / 28.08.2019
Dortmundi është munduar ta transferojë De Ligt para Juventusit
Ish-asistenti i trajnerit të Dortmundit, Hendrie Kruzen ka thënë se Dortmundi ka qenë në bisedime me mbrojtësin, Matthijs de Ligt në janar të vitit 2017.
Holandezi u transferua këtë verë te gjiganti italian për 58.5 milionë euro.
Ai tha se në Dortmund ka pasur shumë lojtarë dhe ishte afër për ta transferuar qendërmbrojtësin holandez.
“Në atë kohë të Dotmundi ka pasur shumë lojtarë. Nëse ka shumë lojtarë që bëjnë çfarë duan, nuk ka shumë shanse trajneri. Kur Lukasz Piszczek, u lëndua duhet të bënim shumë ndryshime në mbrojtje. Ndoshta duhet të mundoheshim ta transferojmë atë verë. Biseduam me disa të cilët ishin në një nivel të lartë, njeri ndër ta ishte edhe De Ligt”, deklaroi ai.























