Zaneti: Interi nuk i frikësohet asnjë skuadre, ja situata e Icardit
BKT
Sport

Zaneti: Interi nuk i frikësohet asnjë skuadre, ja situata e Icardit

Direkt nga Montekarlo, ku u hodh shorti për fazën e grupeve të Champions League, ishte Havier Zaneti, që foli për “Sky Sport”.

Zëvendës presidenti i Interit, foli për shortin në një grup mjaft të vështirë, por edhe për çështjen Ikardi që vazhdon të trazojë shtëpinë zikaltër.

GRUPI – E dimë potencialin e kësaj skuadre, dhe do luajmë të gjitha shanset. Mund të përballemi me lehtësi me ekipet që kemi përballë. Objektivi? Konte na ka sjellë një mentalitet të madh, ai ia del të transmetojë vizionin e tij për futbollin. E dimë që në Champions mund të luajmë me këdo. Udhëtimi i Kontes sapo ka nisur, tani të shohim për kualifikimin.

ÇËSHTJA ICARDI – Kanë mbetur edhe pak ditë nga merkato, dhe qëndrimi i shprehur i klubit ndaj ICardit, nuk ka ndryshuar. Po presim mbylljen e merkatos, dhe pastaj mund të gjejmë një zgjidhje. Icardi në listën Champions? Nuk e kemi menduar ende këtë gjë, do i bëjmë vlerësimet e duhura më vonë.

DORTMUNDI – Borusia pa fat që kapi Interin? Unë besoj se ekipi jonë është ndërtuar që të jetë sërish mes protagonistëve, prandaj kemi zgjedhur edhe Konten për stolin. Objektivi kryesor është të bëjmë një grup të mirë, dhe të kualifikohemi.