Southampton dhe Manchester United ndajnë pikët
BKT
Sport

Southampton dhe Manchester United ndajnë pikët

Manchester United nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim në udhëtim tek Southampton-in.

Southamton dhe “Djajtë e Kuq” luajtën baras 1-1, të shtunën pasdite në kuadër të Premier Leagues, raporton RTKLive.

Daniel James (10’), zhbllokoi lojën, duke kaluar Unitedin në epërsi prej 0-1. Më avantazhin minimal skuadrat shkuan në zhveshtore.

Lojë dinamike është luajtur në pjesën e dytë. Nikoqirët përmes Jannik Vestergaard barazuan shifrat në 1-1, duke marrë një pikë të madh në duel me Mancehster Unitedin.

United renditet e katërta me pesë pikë të tubuara, kurse, Southampton zë vendin e 13-të më katër pikë.