Çfarë po ndodh me Neymarin? Përgjigjet Leonardo
BKT
Sport

Çfarë po ndodh me Neymarin? Përgjigjet Leonardo

Shefi i PSG-së, Leonardo ka thënë se Barcelona ende ka kohë për ta blerë brazilianin, Neymar.

Ndonëse mediat spanjolle thonë se bisedimet kanë marrë fund pasi afati kalimtar mbyllet këtë të hënë, megjithatë, Leonardo beson që negociatat ende nuk kanë mbaruar, pavarësisht mosmarrëveshjes mes klubeve.

“Negociatat ende nuk kanë mbaruar, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje, sepse ata nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin të cilin e kërkojmë. Jemi të hapur për lojtarët. Sapo të paguhet çmimi, Neymar mund të largohet”, deklaroi ai.

Për Neymar mbesin të interesuar Real Madrid dhe Juventus.